MENDONI PËR T´U KTHYER DHE PËR PERSPEKTIVA TË REJA?

NJË PASQYRË E MUNDËSIVE TË INFORMIMIT DHE TË KËSHILLIMIT NË GJERMANI DHE NË KOSOVË


Jeni në Gjermani dhe mendoni që të ktheheni në atdheun tuaj?

Në këtë faqe interneti gjeni informacionet e para dhe qendrat e informimit. Për shembull ju mund të informoheni nëse mund t’ju paguhet udhëtimi për në atdhe dhe çfarë formash të tjera për mbështetjen e kthimit ekzistojnë. Ju gjeni këtu sidomos informacione mbi ofertat dhe mundësitë e këshillimit në atdheun tuaj.

Informacione dhe këshillim në Gjermani


Ku ta filloj?

Nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, nganjëherë është e vështirë për të gjetur fillimin. Shumë pyetje ju kalojnë nëpër mendje. Si këshillë: Shkruani më mirë të gjitha pyetjet dhe filloni që t´i sistemoni pak pyetjet. Çfarë duhet të dini si fillim?

Në këtë faqe interneti gjeni një mori informacionesh dhe referencash për tek faqe të specializuara interneti. Nëse keni pyetje të tjera, mund të informoheni dhe të këshilloheni në Gjermani.


Hotline-Telefonike

Për pyetjet e para mund t’ju ndihmojë kjo hotline telefonike.
Hotline menaxhohet nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë(Bundesamt für Migration und Flüchtlinge (BAMF)).

+49 911 9430
Nga e Hëna deri të Premtën nga ora 9:00 - 15:00.

QENDËR KËSHILLIMI NË AFËRSINË TUAJ

Një këshillim personal mund ta gjeni në një qendër këshillimi. Këto qendra ekzistojnë në të gjithë Gjermaninë, në shumicën e rasteve në qytete. Në faqen e mëposhtme ekziston një makinë kërkimi. Vendosni atje emrin e qytetit ose të vendit në Gjermani, ku banoni aktualisht.

Faqe kërkimi për qendra këshillimi

Shënim: Kjo faqe është e disponueshme në gjuhë të ndryshme. Në faqe mund ta zgjidhni gjuhën tuaj drejtpërdrejt në qoshen e sipërme djathtas.

MBËSHTETJE PËR UDHËTIMIN NË ATDHE

Dëshironi të ktheheni në vendlindjen tuaj, por nuk keni mjaft para për të blerë një biletë? Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) mund t’ju paguajë shpenzimet e udhëtimit. Kjo vlen edhe në qoftë se jeni i sëmurë ose një anëtar i familjes suaj është i sëmurë, kështu që duhet të merren masa të veçanta për fluturimin.

E rëndësishme që ta dini: Për t’u larguar ju nevojitet një vërtetim gjerman për kalimin e kufirit. Dokumentin mund ta merrni tek zyra e të huajve. Për udhëtimin në atdheun tuaj ju nevojitet një pasaportë e vlefshme ose një dokument që zëvendëson pasaportën.

Nëse interesoheni për t’u kthyer në atdheun tuaj, më mirë këshillohuni në mënyrë profesionale. Pranë qendrave të këshillimit, për më tepër mund të bëni një kërkesë për marrjen përsipër të shpenzimeve për udhëtimin në atdheun tuaj. Natyrisht së bashku me familjen tuaj, nëse familja është gjithashtu në Gjermani. Pyesni në qendrën e këshillimit për programet REAG/GARP.

Informacione për mundësi përkrahjeje për një kthim
Faqe kërkimi për qendra këshillimi

Shënim: Kjo faqe është e disponueshme në gjuhë të ndryshme. Në faqe mund ta zgjidhni gjuhën tuaj drejtpërdrejt në qoshen e sipërme djathtas.

MUNDËSITË NË KOSOVË

Kosova është një vend relativisht i vogël. Por ekzistojnë mundësi të mëdha për ta gjetur veten.

Në Kosovë ka ndërmarrje lokale dhe ndërkombëtare. Ato kërkojnë shpesh forca të reja pune. Edhe në organizata ekzistojnë punë interesante.

Pas një diplomimi profesional mund të gjesh një vend pune të mirë. Edhe përvojat e huaja profesionale të punës janë të kërkuara dhe të nevojshme në Kosovë.

Me njohuri të mira të gjuhës angleze ose gjermane keni atje një avantazh, si në kërkimin e një vendi pune ashtu edhe në sferën shoqërore.

Kërkoni të arsimoheni? Apo keni nevojë për një vend të ri pune? Ju dhe familja juaj mund të përfitoni në të gjithë vendin nga trajnime dhe ndërmjetësime pune.

Informohuni në qendrën tonë të këshillimit, se çfarë mundësish ekzistojnë për ju atje.


Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK)

Dëshironi të këshilloheni në Kosovë? Qendra e këshillimit DIMAK ju informon juve mbi mundësitë në Kosovë. Këtu futen për shembull mundësitë për arsim, praktika, trajnime për të kërkuar punë ose mundësitë për punë. Për më tepër DIMAK zhvillon rregullisht ekspozita pune në Kosovë bashkë me ndërmarrje të cilat kërkojnë punonjës.

Apo interesoheni për të filluar punë në Gjermani? Gjithashtu DIMAK mund t’ju këshillojë, nëse për ju ekziston mundësia që të punoni në të ardhmen në Gjermani. Keni përfunduar tashmë një arsim profesional ose studimet? DIMAK ju mbështet që gjeni se si mund të njihet në Gjermani ky kualifikim.

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim dhe Karrierë (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere (DIMAK))
Gazmend Zajmi nr. 12
10000 Prishtinë
dimak-kosovo@giz.de
+383 38 223344
Nga e Hëna deri të Premtën nga ora 8:00 - 12:00 dhe nga ora 13:00 - 17:00.
Qendra e këshillimit DIMAK në Facebook.

Qendra e kthimit URA në Prishtinë

Qendra e kthimit URA mund t’ju mbështesë nëse jeni kthyer në Kosovë. Për këtë gjë duhet të keni jetuar për të paktën gjashtë muaj në Gjermani dhe të jeni kthyer nga një nga landet federale të mëposhtme: Baden-Vyrtembergu, Berlini, Bremeni, Nordrain Vestfalia, Saksonia e Poshtme, Saksonia, Saksonia Anhalt, Shlesvig Holstaini, Tyringeni. Kërkesën për mbështetje mund të parashtronidrejperdrejt në qendrën për Ri integrim URAnë Prishtinë.

Qendra e kthimit URA
Rr. Mark Isaku Nr. 24
10000 Prishtinë
ura.kosovo@bamf.bund.de
+381 38 233 002 100
Nga e Marta deri të Enjten nga ora 9:00 - 11:30 dhe nga ora 12:30 - 15:00.
Dokument mbi ofertat e qendrës URA.

KËRKIMI I PUNËS

ZYRA E PUNËS

Në faqen e internetit të zyrës së punës gjeni oferta vendesh pune dhe informacione të tjera për kërkimin e një vendi pune.

BURSAT E PUNËS

Në faqen e internetit të zyrës së punës gjeni oferta vendesh pune dhe informacione të tjera për kërkimin e një vendi pune.


TRAJNIME

QENDRA GJUHËSORE PRISHTINË

Dëshironi të mësoni gjermanisht ose të përmirësoni njohuritë tuaja të gjermanishtes? Në qendrën gjuhësore mund të vizitoni kurse dhe të merrni një diplomë. Qendra bashkëpunon me Institutin zyrtar gjerman Goethe.

BRITISCH COUNCIL KOSOVO

Interesoheni të mësoni anglisht ose të përmirësoni njohuritë tuaja të anglishtes? Në faqen e internetit të British Council mund të gjeni mundësi të ndryshme dhe të mësoni me ato vetë në një kompjuter.

INNOVATION CENTER KOSOVO

Dëshironi të punoni në sektorin e IT ose të themeloni në këtë sektor ndërmarrjen tuaj vetjake? Qendra ofron kurse të ndryshme mbi temat e IT-së.

Shënim: Disa prej kurseve të ofruara duhet të paguhen. Më mirë të shikoni në faqen e internetit se cilat kurse janë të përshtatshme për ju.

European College of Kosovo

Qendra e trajnimit ofron kurse mbi tema të ndryshme, për shembull marketing, çështje ligjore ose grafik dizajn.

Shënim: Disa prej kurseve të ofruara duhet të paguhen. Më mirë të shikoni në faqen e internetit se cilat kurse janë të përshtatshme për ju.


THEMELIM NDËRMARRJE

BUSINESS SUPPORT CENTER

Keni përfunduar studimet në Kosovë dhe po mendoheni të themeloni një ndërmarrje? Qendra e këshillimi mund t’ju mbështesë për këtë gjë.

Qendra ofron edhe kurse falas, si për shembull kurse për programin SPSS.

INNOVATION CENTER KOSOVO

Dëshironi të themeloni një Start-Up dhe kërkoni për këtë gjë një ambient profesional? Inkubatori mund t’ju mbështesë për shembull me këshilla, udhëheqje dhe me pajise të mira teknike.

Shënim: Ofertat e ICK-së nuk janë falas

KEP TRUST

Dëshironi të themeloni një ndërmarrje dhe për këtë gjë keni nevojë për më shumë para? KEP Trust jep kredi të vogla në 31 filiale në Kosovë.

KOSINVEST WORLD VISION

A dëshironi të themeloni një ndërmarrje të vogël bujqësore dhe keni nevojë për pare për pajisje pune, bagëti, magazinim etj.? Atëherë mund të informoheni te KosInvest për një kredi të mundshme. Institucioni jep kredi deri në 10.000 euro.


ÇËSHTJE SOCIALE / KËSHILLIM JURIDIK

AWO NÜRNBERG NË KOSOVË

Dëshironi të ktheheni në Kosovë, por keni nevojë për ndihmë për familjen tuaj? Qendrat e këshillimit në Prishtinë dhe në Prizren mund t’ju mbështesin. A keni nevojë për përkujdesje mjekësore ose për ndihmë fillestare për shkollimin e fëmijëve tuaj? Edhe këtu ju ndihmon shoqata.

CRP/K (Programi për të Drejtat Civile Kosovë)

A keni nevojë për këshillim juridik lidhur me dokumentet tuaja personale, çështje pronësie, arsim dhe shëndetësi? Programi ju mbështet me këtë, kështu që kthimi juaj në Kosovë ka ardhmëri. Atëherë mund të këshilloheni falas te CRP/K-ja në Prishtinë.

A kërkoni azil në Kosovë? Organizata ju mbështet me këtë dhe angazhohet në nivelin politik për mbrojtjen tuaj juridike.

A jeni anëtar i bashkësisë së ashkalive, egjiptianëve ose romëve dhe nuk keni dokumente identifikimi ose ndoshta nuk jeni i regjistruar fare? Organizata ju mbështet gjatë regjistrimit të gjendjes suaj civile. Kështu shmangeni të jeni pa shtetësi.

Fatkeqësisht kjo faqe interneti momentalisht është në dispozicion vetëm në anglisht.

Sigurisht këshilltarët në vend mund t’i kontaktoni edhe në shqip.

DANISH REFUGEE COUNCIL

A jeni anëtar i bashkësisë së ashkalive, egjiptianëve ose romëve në Kosovë dhe u detyruat të ikni nga shtëpia juaj? A doni të ktheheni në Kosovë? Atëherë këtu mund të merrni informacione dhe mbështetje për kthimin tuaj dhe rifillimin tuaj në Kosovë.
Nëse jeni një vajzë ose grua dhe dëshironi të bëheni e vetëpunësuar, organizata ju tregon se si bëhet kjo. Gjithashtu mësoni të përdorni të ardhurat tuaja në mënyrë më të efektshme.

DANISH REFUGEE COUNCIL – Qendra e mësimit

Qendra e mësimit në Mahallën e Romëve në Mitrovicë ofron edhe përkujdesje pedagogjike dhe psikologjike për fëmijë në nevojë. Në qoftë se fëmijët tuaj kanë pësuar përjetime traumatike, mund të marrin përkujdesjen e nevojshme psikologjike në qendrën e mësimit. Kështu mësojnë ti përballojnë këto përjetime. Përveç kësaj, fëmijët përgatiten për fillimin e shkollës dhe gëzojnë përkujdesje kur bëjnë detyrat.

Shënim: Organizata ka zyra/qendra kontakti në Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren.
Faqja e internetit është fatkeqësisht vetëm në anglisht, por në telefon ose në vend mund të këshilloheni edhe në shqip.

AMICA e.V.

A jeni një e kthyer apo nënë si kryefamiljare e vetme dhe dëshironi të vetëpunësoheni ose të nisni një sipërmarrje të vogël? Shoqata mund t’ju ndihmojë me këtë. Ofrohen trajnime që ju tregojnë forcat dhe aftësitë tuaja. Pastaj mund të bëni hapat e parë drejt sipërmarrjes suaj të vogël.

Për shembull, në Krushë të Madhe ka tashmë një sipërmarrje të suksesshme të drejtuar nga gratë.

Krahas kësaj, AMICA u ofron mbështetje grave që janë bërë viktima të dhunës. Për këtë ka oferta të ndryshme përkujdesjeje për t’ju shoqëruar në qoftë se dëshironi të keni përkujdesje psikosociale, shëndetësore dhe ligjore.

Për raste urgjente, ekipi ka hapur edhe një numër telefoni SOS që mund të thirrni kur keni nevojë për ndihmë.

Shënim: Fatkeqësisht linku vijues është vetëm në anglisht dhe gjermanisht

balkan@amica-ev.org

SHOQATA NËNA TEREZË

Në qoftë se keni vendosur të ktheheni në vendlindjen tuaj, kjo shoqatë mund t’ju ndihmojë gjatë riintegrimit tuaj. Prej vitit 2002 ka ndihmuar disa familje të kthehen në Kosovë në mënyrë të sigurtë. Disa familjeve u ka mundësuar edhe ndërtimin e shtëpisë.
A dëshironi të mësoni më shumë për ofertat e mbështetjes? Atëherë më mirë të kontaktoni përgjegjësit në vend.

Shoqatën e gjeni në pesë qytete të Kosovës: është e përfaqësuar në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan.

Shënim: Faqja e internetit është në dispozicion edhe në anglisht edhe në shqip. Pjesa në gjermanisht është e kufizuar.

ROMA EDUCATION FUND

A jeni anëtar i bashkësisë së romëve dhe dëshironi të studioni? Por për këtë ju mungojnë paret e nevojshme? Atëherë mund të aplikoni për një bursë te “Roma Education Fund” (Fondi i arsimit të romëve). Informacione më të hollësishme për kriteret dhe afatet e dhënies së bursave i gjeni në faqen e internetit. Informacionet për bursat i gjeni në shumë gjuhë të ndryshme.