MENDONI PËR T´U KTHYER DHE PËR PERSPEKTIVA TË REJA?

NJË PASQYRË E MUNDËSIVE TË INFORMIMIT DHE TË KËSHILLIMIT NË GJERMANI DHE NË SHQIPËRI


Jeni në Gjermani dhe mendoni që të ktheheni në atdheun tuaj?

Në këtë faqe interneti gjeni informacionet e para dhe qendrat e informimit. Për shembull ju mund të informoheni nëse mund t’ju paguhet udhëtimi për në atdhe dhe çfarë formash të tjera për mbështetjen e kthimit ekzistojnë. Ju gjeni këtu sidomos informacione mbi ofertat dhe mundësitë e këshillimit në atdheun tuaj.

Informacione dhe këshillim në Gjermani


Ku ta filloj?

Nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, nganjëherë është e vështirë për të gjetur fillimin. Shumë pyetje ju kalojnë nëpër mendje. Si këshillë: Shkruani më mirë të gjitha pyetjet dhe filloni që t´i sistemoni pak pyetjet. Çfarë duhet të dini si fillim?
Në këtë faqe interneti gjeni një mori informacionesh dhe referencash për tek faqe të specializuara interneti. Nëse keni pyetje të tjera, mund të informoheni dhe të këshilloheni në Gjermani.


Hotline-Telefonike

Për pyetjet e para mund t’ju ndihmojë kjo hotline telefonike.
Hotline menaxhohet nga Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge (BAMF)).

+49 911 943-0
Nga e Hëna deri të Premtën nga ora 9:00 - 15:00.

Qendër këshillimi në afërsinë tuaj

Një këshillim personal mund ta gjeni në një qendër këshillimi. Këto qendra ekzistojnë në të gjithë Gjermaninë, në shumicën e rasteve në qytete. Në faqen e mëposhtme ekziston një makinë kërkimi. Vendosni atje emrin e qytetit ose të vendit në Gjermani, ku banoni aktualisht.

Makinë kërkimi për qendrat e këshillimit

MBËSHTETJE PËR UDHËTIMIN NË ATDHE

Dëshironi të ktheheni në vendlindjen tuaj, por nuk keni mjaft para për të blerë një biletë? Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) mund t’ju paguajë shpenzimet e udhëtimit. Kjo vlen edhe në qoftë se jeni i sëmurë ose një anëtar i familjes suaj është i sëmurë, kështu që duhet të merren masa të veçanta për fluturimin.

Në qoftë se jeni i toleruar në gjermani (me statusin “Duldung”) për së paku dy vjet (tolerim afatgjatë – Langzeitduldung), mund të bëni kërkesë për një mbështetje të mëtejshme për shpenzime banimi ose shpenzime mjekësore (StarthilfePlus).

E rëndësishme që ta dini: Për t’u larguar ju nevojitet një vërtetim gjerman për kalimin e kufirit. Dokumentin mund ta merrni tek zyra e të huajve. Për udhëtimin në atdheun tuaj ju nevojitet një pasaportë e vlefshme ose një dokument që zëvendëson pasaportën.

Nëse interesoheni për t’u kthyer në atdheun tuaj, më mirë këshillohuni në mënyrë profesionale. Pranë qendrave të këshillimit, për më tepër mund të bëni një kërkesë për marrjen përsipër të shpenzimeve për udhëtimin në atdheun tuaj. Natyrisht së bashku me familjen tuaj, nëse familja është gjithashtu në Gjermani. Pyesni në qendrën e këshillimit për programet REAG/GARP.

Informata të mëtejshme i gjeni në linqet vijuese:

Informacion për mundësitë e mbështetjes për tu kthyer.
Informacione per mbështetje shtesë në kuadër të programit StarthilfePlus

Vetëm për persona të cilët kanë qëndruar të paktën dy vjet në Gjermani me leje tolerimi (Langzeitduldung).

Makinë kërkimi për qendrat e këshillimit

MUNDËSITË NË SHQIPËRI

Shqipëria është një shtet në fazën e zhvillimit dhe gjatë viteve të fundit është bërë një vend me shumë mundësi të reja që nuk ekzistonin më parë.

Ekzistojnë një larmi organizatash dhe ndërmarrjesh në nivelin lokal dhe ndërkombëtar, ku mund të punësoheni dhe angazhoheni.

Përvojat e fituara jashtë shtetit janë një avantazh i madh sa i përket punësimit ose vetëpunësimit, edhe duke qenë novator për të paraqitur ide të reja si sipërmarrës.

Shqipëria ofron shumë avantazhe – ka perspektiva të mira në sektorin e turizmit dhe në bujqësi, dhe shumë sektorë të tjerë ofrojnë mundësi edukimi dhe trajnimi si dhe shanse zhvillimi.

Shërbimet lokale janë optimizuar në shumë mënyra. A po kërkoni formim profesional? Apo a ju duhet një vend i ri pune? Mund t’ju mbështesim ju dhe familjen tuaj në gjithë vendin me formim profesional dhe me ndihmë për të gjetur punë.

Tregu i punës në Shqipëri kërkon njerëz të aftë në të gjitha nivelet arsimore që kanë vullnetin për të bërë çmos për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme.

Mësoni më shumë për mundësi lokale në qendrën tonë të këshillimit.


QENDRA E KËSHILLIMIT DIMAK

Dëshironi të këshilloheni në Shqipëri? Qendra e këshillimit DIMAK ju informon juve mbi mundësitë në Shqipëri. Këtu futen për shembull mundësitë për arsim, trajnime për të kërkuar punë ose mundësitë për punë. Për më tepër DIMAK zhvillon rregullisht ekspozita pune në Shqipëri bashkë me ndërmarrje të cilat kërkojnë punonjës.

Apo interesoheni për të filluar punë në Gjermani? Gjithashtu DIMAK mund t’ju këshillojë nëse për ju ekziston mundësia që të punoni në të ardhmen në Gjermani.

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere (DIMAK))
DRFPP 4 – Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.4
1001 Tirana
dimak-albania@giz.de
+355 69 706 0005
Të Hënën deri të Premten, nga ora 09:00 deri 12:00.
Qendra e këshillimit DIMAK në Facebook.

KËRKIMI I PUNËS

Zyra e punës

Kërkoni një vend pune? Në faqen e internetit të zyrës së punës mund të kërkoni për oferta vendesh pune.

BURSAT E PUNËS

Edhe në faqet e mëposhtme të internetit mund të kërkoni për oferta vendesh pune.


TRAJNIME

Interesoheni për t´u punësuar në sektorin e turizmit ose në gastronomi? Në faqet e mëposhtme gjeni ofertat për një vend arsimimi ose një kualifikim.

Hospitality and Tourism Academy

JA of Albania

Neranxi Culinary Institute

KRYQI I KUQ SHQIPTAR

A jeni vajzë apo grua dhe dëshironi të kualifikoheni për tregun e punës? Kryqi i Kuq Shqiptar ju ndihmon për të rritur aftësitë tuaja profesionale dhe personale. Me projektin “Integrimi i gruas në tregun e punës”, 250 gra dhe vajza në vit certifikohen në fushën e rrobaqepësisë. Pastaj rreth 50 për qind të tyre punësohen (falë lidhjeve të mira të Kryqit të Kuq me ndërmarrjet lokale). Këtë ofertë e gjeni në Korçë, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Tiranë.

Shënim: Faqja e internetit është në dispozicion në shqip dhe anglisht.


THEMELIM NDËRMARRJE

Entrepreneurship and Innovation Lab

Jeni i arsimuar dhe dëshironi të themeloni një ndërmarrje? Në Lab gjeni një qendër interesante kontakti. Për Start-Ups në sektorin e High-Tech ka gjithashtu një program Accelerator.


SOCIALE

Today for the Future

Në faqen e internetit gjeni oferta të ndryshme sociale.

CARITAS ALBANIA

Qendra të tjera me oferta të ndryshme për njerëz në nevojë ka edhe në Tiranë-Durrës, Shkodër-Pult, Rrëshen, Lezhë, Elbasan dhe në dioqezën e Sapës. Këtu mund të përfitoni, për shembull, nga shërbime shëndetësore ose të ndiqni masa të veçanta kualifikimi dhe formimi. Përveç kësaj, organizata dëshiron edhe të parandalojë trafikimin e njerëzve. Prandaj njerëzit që janë bërë viktima të trafikimit të njerëzve mund të këshillohen te Caritasi dhe të kërkojnë ndihmë.

Shënim: Faqja e internetit është në dispozicion në gjuhën shqipe.

KRYQI I KUQ SHQIPTAR

A jeni në gjendje të dobët financiare dhe keni vështirësi të bleni mjetet e nevojshme shkollore për fëmijët tuaj? Kryqi i Kuq i mbështet fëmijët me veshje dhe sende të domosdoshme si lapsa dhe fletore, kështu që mund të keni një nisje të mbarë të vitit shkollor, ashtu si nxënësit e tjerë. Veç kësaj ofrohen edhe kampe verore. Nga ofertat e përkujdesjes duhet të përfitojnë sidomos fëmijë me kushte të vështira ekonomike dhe sociale.
Me anë të kësaj duam të mbështesim zhvillimin psikosocial të këtyre fëmijëve.

Shënim: Faqja e internetit është në dispozicion në shqip dhe anglisht. Përmes numrit të telefonit dhe adresës së e-mail-it mund ta kontaktoni Kryqin e Kuq Shqiptar shumë lehtë personalisht.


OFERTA MJEKËSORE DHE PSIKOSOCIALE

APRAD (Shoqata për Parandalimin dhe Rihabilitimin nga SIDA dhe droga)

Shoqata u ofron përkujdesje dhe përkrahje njerëzve që dëshirojnë të largohen nga konsumi i alkoholit ose të drogave. Përveç kësaj, të rinj, gra, punëtore seksi dhe persona që janë dënuar me burgim ose kanë qenë në burg këshillohen për tema të ndryshme. Këta persona mund të bëjnë atje teste të ndryshme. Oferta të tjera të organizatës kanë të bëjnë me temat e parandalimit, edukimit seksual, të drejtat e njeriut dhe këshillim juridik.

Në kontakt telefonik mund të këshilloheni në gjuhët shqipe, angleze dhe italiane. Mirëpo, të dhënat e kontaktit në faqen e internetit janë të disponueshme vetëm në anglisht.

ALBANIAN REHABILITATION CENTRE FOR TRAUMA AND TORTURE (Qendra Shqiptare e Rehabilitimit për Traumë dhe Torturë, ARCT)

Njerëz që janë bërë viktima të torturës dhe trajtimit çnjerëzor mund të gjejnë këtu ndihmë të drejtpërdrejtë.

Faqja e internetit ekziston fatkeqësisht vetëm në anglisht, por ka një pjesë të përmbajtjes edhe në shqip. Nëpër formularin e kontaktit mund të këshilloheni sigurisht edhe në shqip.

CARITAS ALBANIA – Fushe-Kruje

Caritasi i Shqipërisë ka qendra në vende të ndryshme, ku grupe të ndryshme mund të këshillohen ose të gjejnë ndihmë.

Qendra ditore “Jetë në Zhvillim” në Fushë-Krujë u ofron njerëzve me aftësi të kufizuara mendore shërbime të ndryshme sociale. Përmes shumë aktiviteteve të veçanta për grupet e ndryshme gjatë ditës, këta njerëz ndihmohen të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Edhe qendra ditore në Vau të Dejës kujdeset për njerëz me aftësi të kufizuara dhe mbështet zhvillimin e tyre personal. Për zbavitjen e këtyre personave, qendra ofron shumë aktivitete kulturore dhe sportive. Ata fuqizohen me anë të trajnimeve të ndryshme psikosociale.

Gjithsej Caritasi mundohet të integrojë njerëz me aftësi të kufizuara në shoqëri. A njihni dikë me aftësi të kufizuara? Atëherë vëni atë ose të afërmit e tij në dijeni për qendrat ditore të Caritasit.

CARITAS ALBANIA – Sapa

Varfëria e skajshme ose probleme të tjera sociale ju bëjnë jetën të vështirë?
A keni nevojë për dikë me vesh të hapur që ju dëgjon, ju jep forcë dhe në rastin më të mirë kërkon zgjidhje bashkë me ju? Caritasi Dioqezan Sapa ka orarin e pritjes tri ditë në javë. Atje mund të kërkoni ndihmë dhe të zhvilloni një plan. Kështu mbase së shpejti do të mund ta përballoni më lehtë jetën tuaj të përditshme.

A s’keni mundësi të vini personalisht? S’ka problem! Qendrën dëgjimore mund ta kontaktoni shumë lehtë edhe me telefon ose përmes formularit të kontaktit në internet.

KRYQI I KUQ SHQIPTAR

A jeni në moshën e tretë apo a keni prindër, gjyshër ose shokë të moshuar që vuajnë nga rrethana të vështira të jetës ose që janë të vetmuar? Kryqi i Kuq Shqiptar ka gjithsej nëntë qendra ditore ku të moshuarit mund të qëndrojnë gjatë ditës. Këto qendra i gjeni në Tiranë, Lezhë, Fier, Durrës, Dibër, Kuçovë, Elbasan, Librazhd dhe Lushnjë. Atje gjeni, mes tjerash, edhe përkujdesje mjekësore. Qendra ditore ofron edhe aktivitete të ndryshme shoqërore, që bëjnë jetën e përditshme të pleqve më interesante. Falë ofertave të shumta dhe përkujdesjes në qendër, tek ata njerëz rritet përsëri dëshira për të jetuar.

Shënim: Faqja e internetit është në dispozicion në shqip dhe anglisht.